Sonte Maqedonia e Sedlloskit nis misionin në Ligën e Kombeve!

Sonte me fillim në ora 20:45, përfaqësuesja e Maqedonisë do të zbret në fushë për të nisur zyrtarisht aventurën në Grupin 1 të Ligës B, e ku për kundërshtarë do të ketë Zvicrën e Ardon Jasharit, futbollistit me origjinë nga Kumanova.

Pikërisht ky i fundit dje doli në Konferencën për Shtyp së bashku me trajnerin Murat Jakin, ku edhe tregoi se kishte pasur kontakte nga FFM, që ai të vishte fanellën e Maqedonisë. Megjithatë, duke pasur parasysh se ishte rritur dhe ndërtuar si futbollistë në Zvicër, pavarësisht rrënjëve të të parëve të tij nga Kumanova, ai kishte vendosur që të luaj për Zvicrën.

Kësisoj, Jashari në mungesë të Granit Xhakës, do të marrë gjithë vëmendjen e shqiptarëve të Maqedonisë në arenën ‘Todor Proeski’, aty ku futbollisti i Milanit do të luaj për herë të parë në karrierë.

Në këtë ndeshje, Maqedonia do të kërkoj të bëj kthesën dhe ti jap fund serisë negative nën drejtimin e trajnerit Goce Sedlloski, që është në kërkim të fitores së parë, pas dy barazimeve ndaj Irlandës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe dy disfatave përballë Danimarkës dhe Turqisë.

Ndryshe kjo është vetëm ndeshja e parë e një kalendari të ngjeshur, ku “verdhekuqtë” do të ndeshen më pas me Slloveninë (29 shtator), Skocinë (3 tetor) dhe prap Zvicrën (6 tetor), këtë herë në Lucern.

Leave a Reply