Marjan Radeski: Respekte Shkëndijës, por pikët mbeten në Strugë

E shtuna në elitën e futbollit vendor do të na sjellë super derbin shqiptarë, Struga Trim Lum-Shkëndija. Aktualisht skuadra nga Tetova është lidere, mirëpo një fitore eventuale e struganëve do të ndryshonte gjërat në krye të tabelës së klasifikimit.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm, nga tabori i skuadrës strugane, ka folur një ndër futbollistët më me përvojë, që njëherit në të kaluarën kishte luajtur edhe me fanellën e Shkëndijës, skuadër këtë të cilën thotë që e respekton tej mase: “Respekte për skuadrën e Shkëndijës, mirëpo Struga Trim Lum ka qëllimet e saja. Mirëpo që ato qëllime ti realizojmë, neve si skuadër duhet bërë më shumë se maksimumi, që pikët të mbetën në Strugë.” – u shpreh fillimisht Radeski, që foli edhe për terminin, orën e ndeshjes jo edhe aq të përshtatshme. , ora 12:00.

“Në këtë termin të orës 12:00 deri më tash kemi zhvilluar dy ndeshje, ashtu që nuk duhet të jetë ndonjë problem shtesë, madje edhe për tifozët, pasi ata që e duan klubin janë me ne në çdo orë dhe kohë.” – tha Radeski,që ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, kur janë në pyetje golat personal.

“Mundohem dhe jap gjithçka që në çdo ndeshje të jem në shërbim të skuadrës. Është normale që sulmuesit në çdo ndeshje të kërkojnë golin, mirëpo në këto momente më e rëndësishme do të ishte që pikët të mbeten në Strugë dhe neve ti gëzohemi fitores.” – përfundoi Radeski, që në 5 ndeshjet e fundit kampionale me Struga Trim Lum ka regjistruar 6 gola. Nëse shtojmë këtu edhe dy golat e ndeshjes së 1/8 së finales kundër Bellasicës, Radeski me plotë të drejtë nesër do të shihet edhe si rreziku më i madh për mbrojtjen e Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply