INFO
Ballina > Marketing

Portali i parë sportiv në gjuhën shqipe në Maqedoni, “www.infOSport.mk”, është online nga marsi i vitit 2017, duke mbuluar gjithë spektrin sportiv në Maqedoni, rajon dhe botë.

Portali ka një numër të konsoliduar disa mijëra vizitorësh ditorë, duke pasur një tendencë të vazhdueshme në rritje, kjo falë përkushtimit, përmbajtjes origjinale dhe përditësimit të lajmeve, që mbulojne ngjarjet sportive kombëtare, me karakter lokal dhe ato ndërkombëtare.

Agjencia “infOSport” ka një rrjet të gjërë kontribuesish informativë, duke u shndërruar në një pikë referimi edhe për mediat më serioze në vend.

Platforma jonë mbulon eventet e LPFM1, LPFM2, Kupën dhe Superkupën e Maqedonisë, te gjitha ekipet Kombetare në futboll, Basketbollin vendor, Henbollin vendor, shumësportëshin në vend, si dhe gjitha evenimentet më të mëdha evropiane, nga pothuajse çdo lloj sporti.

Lexuesit në Maqedoni, Rajon por dhe në gjithe Diasporën, kanë mundësi për të ndjekur në vazhdimësi platformën tonë, duke qenë të informuar në kohë reale për të gjitha aktivitetet që ndodhin në harkun e 24 orëve.

Ne u krijojmë mundësi të gjitha bizneseve të vogla dhe të mëdha të kenë hapësirën e tyre publicitare, në promovimin e produkteve të tyre, apo fushatave me karakter promocional, duke e konsideruar si një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë me lexuesit tanë, të cilët mund të jenë klientët e tyre të nesërm.

Reklamimi me ne, zgjedhja e duhur!

Reklamimi me ne, zgjedhja e duhur! “infOSport.mk” ju mundëson të reklamoheni në mënyrë të shpejtë në shumicën e shqiptarëve kudo që ndodhen në botë, të cilët na vizitojnë çdo ditë. Reklamimi në internet është mënyra më e mirë për të bërë të njohur aktivitetin tuaj, një mjet i ri dhe i gjërë informacioni që është aplikuar me sukses vite me rradhë në të gjitha vendet e tjera të botës. Tashmë ky realitet i shumëpritur gjeti ballafaqimin e tij edhe në sytë dhe mendjet e shqiptarëve.

Të reklamohesh në “infOSport.mk“, do të thotë të identifikohesh më shpejt dhe më shumë se të tjerët, do të thote të jesh më i suksesshem se të tjerët, do të thotë të renditesh më lartë se të tjerët, do të thotë të keni një trafik më të madh vizitorësh, dhe duke i përmbledhur të gjitha në një fjali të vetme, do të thotë që keni gjetur portën e cila ju mundëson një publicitet në masë të gjërë në sytë e çdo shqiptari anembanë botës.

STOP reklamave marrëzisht të shtrenjta nëpër TV dhe Radio, tani ju keni mundësine të paguani më lirë dhe të arrini një sukses më të shpejtë. Interneti gjithmonë e më shumë po bëhet rruga kryesore e çdo aktiviteti dhe biznesi në botë. Nëpërmjet tij, mund të blesh, të shesësh, të tregetosh dhe të konkurosh me firma të tjera. Forma më e re dhe më e ndershme për një biznes të sigurtë dhe të sukseshëm.

Andaj mos nguroni dhe na kontaktoni në nr. telefonit: 075/385-145.

Top