Skandali në Paris, Kultesku, arbitri që në 2008-ën kishte tentuar vetëvrasjen!

“Negru”, është një fjalë që pavarësisht se Sebastian Kultesku mund ta ketë përdorur qoftë naivisht, jo për të fyer direkt asistentin me ngjyrë të Bashakshehirit, Pjer Vebo, por që në një stadium të boshatisur është dëgjuar prej të gjithëve, i ka hapur telashe arbitrit rumun, i cili as që e kishte imagjinuar se do të bëhej kryefjala e ditës së martë në Ligën e Kampionëve.

Demba Ba ishte i pari që i shkoi në fytyrë arbitrit në minutën e 14-të duke iu drejtuar në anglisht: “Përse i drejtohesh njerëzve me ngjyrë duke i thënë ‘ky i ziu’ ndërsa për të bardhët nuk thua ‘ky i bardhi?’” dhe kaq mjaftoi që kaosi të përfshinte “Parkun e Princërve” dhe vendosur në vështirësi të mëdha edhe UEFA-n që nuk kishte hasur kurrë më parë në histori një ngjarje të tillë racizmi prej zyrtarëve të saj.

KUSH ËSHTË KULTESKU? – 43-vjeçari Sebastian Kultesku i lindur në Kraiovë në vitin 1977, në karrierën e tij numëron 364 ndeshje, prej të cilave 273 në elitën e futbollit rumun. Kjo e mbrëmshmja nuk ishte ndeshja e tij e parë në Europë, ku ka regjistruar 9 prezenca mes Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, ndërsa gjithashtu ka gjykuar edhe 7 ndeshje kombëtaresh.

Gjithë këto statistika, për të treguar se nuk i ka munguar eksperienca për ta vendosur veten në një situatë të tillë.

Në tetorin e vitit 2008, ai u bë protagonist edhe i një kërcënimi me vetëvrasje “Lërmëni të qetë” ulëriti një natë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ngjitej duke kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e apartamentit të tij 10 metra mbi tokë.

Një shembull pak i lumtur nga jeta e tij, por që nga pikëpamja profesionale, në moshën 27-vjeçare ai kapërceu direkt nga kategoria “C” në “A”, për të hyrë më pas në listën e FIFA-s. Por pas ngjarjes së djeshme, zor se Kultesku do të falet nga UEFA dhe do të gjykojë më një ndeshje ndërkombëtare.

One thought on “Skandali në Paris, Kultesku, arbitri që në 2008-ën kishte tentuar vetëvrasjen!

Leave a Reply