Muçi u prezantua te Legia e Varshavës, ja për sa vite ka nënshkruar

Ernest Muçi edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i skuadrës së njohur polake të Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës me ekipin e njohur nga Varshava firmosi për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025).

19-vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.

“Legia është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Duhet të tregoj veten time këtu për të shfaqur më të mirën e mundshme. Legia ka një qendër stërvitore të jashtëzakonshme. Pashë dhe stadiumin si dhe futbollistët, që i përkasin një niveli të lartë. Dua të rritem si futbollist dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re në karrierë. Edhe pse është një sfidë e vështirë, e ndiej se jam gati për të”, – u shpreh sulmuesi i Shpresave të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Tiranës, por edhe me shpresat “kuqezi”, Muçi ishte futbollisti më i kërkuar i Superiores gjatë dy afateve të fundit të merkatos. Jang Bojs, Rapid Vjena, Verona dhe shumë klubë të tjera paraqitën ofertat e tyre për 19-vjeçarin, por oferta e Legia Varshavës bindi drejtuesit e Tiranës për ta shitur Muçin në Poloni.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, Tirana nga shitja e Muçit përfitoi 650 mijë euro.

One thought on “Muçi u prezantua te Legia e Varshavës, ja për sa vite ka nënshkruar

  1. gjithcka ne rregull, vetem Young Boys heknja prej kandidatve, se po dilni qesharak. Asnjehere ne jete nuk ka qene ky klub kandidat per ta marre Mucin. Ne lojen direkte tregoj pse nuk eshte per ate klub.

Leave a Reply