Maqedonia e mbylli Ligën e Kombeve pa fitore!

Maqedonia shtu siç e nisi ciklin e fundit të Ligës së Kombeve, ashtu edhe e mbylli, me disfatë 0:3. Me 26 shtator po me këtë rezultat “verdhekuqtë” u mundën nga Zvicra këtu në Shkup, ndërsa po 3:0 mbrëmë pësuan disfatë edhe nga Sllovenia, që në këtë mënyrë siguroi pozitën e dytë në grupin B1 të Ligës B të Kombeve, shkruan “infOSport.mk”.

Ndryshe ishte kjo humbja e 6-të për Maqedoninë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në Arenën „Todor Proeski“, sllovenët e paralajmëruan fitoren me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë. Daniel Shturm shënoi nga një gol në secilën pjesë, derisa David Zec kishte dyfishuar epërsinë në minutën e 67-të.

Sllovenia, si e dyta në grupin B1, do të luajë në balatozh për një vend në Ligën A.

Nga ana tjetër, Maqedonia e mbylli me humbje vitin më të keq në historinë e përfaqësueses së futbollit, pasi për herë të parë nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore.

Leave a Reply