Kapinkovski: Gati për ndeshjen kundër Zvicrës favorite

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futboll ndeshjet e turneut eliminatorë për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm deri në 19 vjeç, i nisi me një barazim pa gola kundër Irlandës së Veriut. Kjo ndeshje tashmë i takon së kaluarës, pasi nesër djelmoshat e rinj të udhëhequr nga Kapinkovski i pret përballja me një kundërshtarë edhe më të fortë, Zvicrën.

“Përfaqësuesja e Irlandës së Veriut është vërtet një skuadër cilësore, me shumë individë të mirë që luajnë në Premier Ligën angleze. Zhvilluam një ndeshje tejet luftarake në të cilën patëm momentet tona dhe mund të arrinim deri te tre pikët. Gjithmonë është e vështirë të luash ndeshjen e parë në çdo turne, por futbollistët dhanë maksimumin dhe jam i kënaqur me atë që treguan”, – u shpreh trajneri i U19 të Maqedonisë, Dimitar Kapinkovski.

Nesër (e shtunë) ekipin U19 të Maqedonisë e pret një sfidë e re ndoshta edhe më e vështirë, përballja me favoritin e parë të grupit, përfaqësuesen e Zvicrës, që në kuadër të xhiros së parë të grupit, mundi Maltën me shifrat 6:0.

“Zvicra është përfaqësuesja e renditur më lartë në grupin tonë. Nuk kemi arsye të dorëzohemi para kohe, këta futbollistë janë të përgatitur për të konkurruar dhe për të dëshmuar veten, dhe konsideroj se kjo skuadër ka cilësinë për të zhvilluar një ndeshje të barabartë me kundërshtarin favorit”, – deklaroi Kapinkovski.

Ndeshja kundër Zvicrës do të luhet në Turnovë, duke filluar në orën 13:00, ndërsa në raundin e fundit të turneut për kundërshtarë do të kemi Maltën. Kjo ndeshje në program është me datë 17 nëntor me fillim në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply