Maqedonia U17 e Iljami Isejnit me përmbysje spektakolare mundi Hungarinë

Përfaqësuesja e MaqedonisëU17 arriti një fitore të madhe, 3:2 ndaj Hungarisë në ndeshjen e xhiros së parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian deri në 17 vjeç.

Shpresat futbollistike të vendit tonë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe në fund me meritë arritën deri tek fitorja. Maqedonia në këtë raund të parë kualifikues, është pjesë e grupit 11, që po zhvillohet në Trabzon të Turqisë, edhe atë nga data 11 deri më 17 nëntor.

Përveç Maqedonisë, pjesë e këtij grupi janë edhe përfaqësueset e Turqisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Ndryshe hero i ekipit U17 të Maqedonisë në këtë ndeshje, doli të jetë Stefan Ristiq, i cili realizoi që të tre golat, për të përmbysur disavantazhin e dy golave, që hungarezët e kishin arritur falë finalizimeve nga Aron Hovat (8’) dhe Timot Farkash (48’).

Ristiq golin e parë nga gjithsej 3 e realizoi në minutën e 55-të, derisa në minutën e 86-të arriti që të barazoj shifrat në 2:2. Golin e fitores Ristiq e realizoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Me këtë fitore, ekipi përfaqësues U17 i Maqedonisë i drejtuar nga Iljami Isejni, ka një mundësi të madhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues – Liga “A” për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në xhiron e ardhshme Maqedonia U-17 përballet me San Marinon. Kjo ndeshje në program është nesër (14 nëntor), ndërsa turneun do ta përmbyllim me ndeshjen kundër Turqisë nikoqire me datë 17 nëntor.

Dy përfaqësueset e para të renditura në tabelën e klasifikimit në secilin grup, do të  kualifikohen në raundin e dytë kualifikues të Ligës A, derisa përfaqësueset e tjera vazhdojnë në Ligën B.

Në raundin e dytë, në pranverën e vitit 2027, 28 përfaqësuese në Ligën A do të garojnë për shtatë vendet në turneun final. Shtatë fitueset e grupeve të Ligës A do të kualifikohen në EURO 2027, ku nikoqire është Letonia (24 maj – 6 qershor 2027).


HUNGARIA U17: Macsik, Šmel, Pirot, Vasiljeviq (79` Buçak), Farkash (K), Segedi (74` Veveš), Hardon, Bago, Bazika (62` Angjal), Homola-Vashko, Horvat; Cinki, Salma, Sojak, Hajagos, Herman, Ordog;

Trajner: David Horvat;

MAQEDONIA U17: Ilan Memeti, Adrian Veleski (82` Bobi Nedanovski), Pavlov, Masev (C), Amar Aqiki, Aleksandar Polimec (71` Ron Memedi), Dardan Ademi, Stefan Ristiќ (96` Filip Gjorgjievski), Martin Krstevski (71` Matej Nikolov), Ilija Aksientiev, Ognen Sivevski (71` Matej Boçeski); Petrov, Ibraimi, Iseini, Sedloski;

Trajner: Iljami Isejni;


 

Leave a Reply