Tikveshi përveç përjashtimit nga garat e Kupës, dënohet edhe në të holla!  

Komisioni i Garave pranë FFM-së në mbledhjen e sotme, shqyrtoi ankesën e KF Vardar, lidhur me paraqitjen jo të rregullt të futbollistit të Tikveshit, Okere Ebube Ëisdom, njofton “infOSport.mk”.

FFM vendosi që të pranojë ankesën e klubit shkupjan, për paraqitjen jo të rregullt të futbollistit të Tikveshit, Okere Ebube Vidsom, në ndeshjen e vlefshme të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Në përputhje me nenin 99, paragrafi 1, alinea II dhe paragrafi 4 nga Rregullorja e Garave të FFM-së, si dhe duke marrë parasysh nenin 8 dhe nenin 30, paragrafi 2 të Propozicioneve për Garat e Kupës së FFM-së për sezonin 2026/27, neni 63, paragrafi 6 dhe neni 68 nga Rregullorja e Garave të FFM-së, KF Tikveshi nga Kavadari eliminohet nga Garat e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27, pasi ndeshja e 28 tetorit e zhvilluar midis Vardarit dhe Tikveshit, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të skuadrës shkupjane.

Përveç kësaj, KF Tikveshi në bazë  të nenit 41, paragrafi 2, alinea II, gjobitet automatikisht me një gjobë në vlerë prej 1.000 euro.

Leave a Reply