Drejtues të KF Kamjanit, skuadër kjo që për herë të parë në histori po bën gara në Ligën e Dytë, sot u takuan me numrin 1 të Federatës së Futbollit, Masar Omeragiç. Ata njëherit falënderuan kryetarin e FFM-së për mbështetjen ndaj klubit të tyre, me shpresë se mbështetja nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
“Sot patëm një takim të frytshëm me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, z. Masar Omeragiç dhe kabinetin e tij, ku diskutuam rreth njoftimit të Kryesisë me Federatën, zhvillimin e infrastrukturës sportive, thellimin e bashkëpunimit dhe pjesëmarrje në programet e Federatës. E falemenderuam në emër të K.F Kamjanit për mbështetjen ndaj klubit, i cili n’a garantoi se do t’a kemi edhe në të ardhmen.” – kanë shkruar nga klubi tetovar, që pas 8 xhirove të kaluara me 11 pikë të tubuara renditet në pozitën e 7-të.
Ndeshjen e rradhës në Ligën e Dytë, KF Kamjani do ta zhvillojë në Çair kundër FC Shkupit.
