Gjejnë pikën e dobët të Khabib Nurmagomedov (VIDEO)

Është zbuluar pika e dobët e të pamposhturit Khabib Nurmagomedov. Njeriu i cili pa asnjë problem futet në luftë me arinjë dhe luan të gjallë, ka shumë frikë nga gjarpërinjët.

Një gjë e tillë u dëshmua gjatë stërvitjes së fundit të Khabib Nurmagomedov në në ishullin Yas në Abu Dabi, aty ku të shtunën do të mbrojë titullin e kampionit në kategorinë e lehtë të UFC-së, kundër amerikanit, Justin Gaethje.

Gjatë stërvitjes tre shokë të ekipit të dagestanezit sollën në palestër një piton të madh, duke i’a afruar te koka. Nga video inçizimi i publikuar në sajtin e Khabib, shihet se si ai kërcen dhe lutet, derisa shokët e ekipit të tij shpërthejnë duke qeshur.

Pasi pitoni u largua, dhe kur Khabib u qetësua, i njëjti foli para kamerave të

BT Sport, duke pohuar: “Vërtetë nuk pëlqejë aspak gjarpërinj. Tmerrohem nga këta zvarranikë. Me arinjtë dhe luanat i’a dalë më mirë”.

Gjithsej të etiketuara

One thought on “Gjejnë pikën e dobët të Khabib Nurmagomedov (VIDEO)

Leave a Reply