Ademi u rikthehet stërvitjeve me Dinamo Zagrebin, mirëpritet nga tifozët dhe bashkëlojtarët e tij (VIDEO)

Arijan Ademi u është rikthyer stërvitjeve me ekipin e Dinamo Zagrebit pas plotë 22 muajve.

Ai gjatë ditës së martë zbriti në fushën stërvitore të shumë herë kampionëve të Kroacisë, ku u mirëprit me shumë duartrokitje nga ana e tifozëve të skuadrës së Dinamo Zagreb, që vërtetë ishin në numër të madh, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një stërvitje.

Ata kishin ardhur për të nderuar futbollistin shqiptarë, i cili ishte dënuar nga ana e UEFA-s për një doping, që më pas rezultoi që nuk e kishte marrë me vetëdije, ku si pasojë dënimin prej katër viteve, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, i’a uli në vetëm dy vite.

Ademi na treningu 😎💙

Публикувахте от GNK Dinamo Zagreb в 8 август 2017 г.

Leave a Reply