Fillon rikonstruimi i fushës ndihmëse të KF Bashkimit të Kumanovës

KF Bashkimi nga Kumanova së shpejti pritet të bëhet me një terren modern stërvitor, ku skuadra e parë, por edhe vetë Akademia “zigjelbër” do të zhvillojë seancat stërvitore në kushte shumë më të mira.

E gjithë kjo falë një projekti të Ministrisë së Sportit në vazhdën e përmirësimit të kushteve në funksion të zhvillimit dhe avancimit të cilësisë së futbollit.

Për këtë qëllim në nismën e punimeve për rikonstruimin e terrenit ndihmës të KF Bashkimit morën pjesë edhe Ministri i Sportit, Borko Ristovski dhe zëvendësministreja,  Safije Sadiki Shahini.

Terreni ndihmës do të pajiset me një tribunë, dhoma të zhveshjes, ndriçim dhe pajisje tjera të nevojshme. I njëjti pritet të përfundojë brenda një muaj e gjysmë.

Leave a Reply