Bislimi nënkampion, Sulejmani i bronztë, në turneun ndërkombëtar në mundje “Mehmet Sosanoglu”në Turqi!

Gjatë këtyre ditëve në Artvin të Turqisë, në turneun ndërkombëtar në mundje “Mehmet Sosanoglu”, morrën pjesë garues nga gjithsej 22 shtete, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, e ku me medalje arritën të stolisen dy mundësat shkupjan,  Bekon Bislimi nga KMStudeniçani dhe Endrit Sulejmani nga KM Liria, njofton “infOSport.mk”.

Bislimi në kategorinë deri në 41 kilogramë u shpall nënkampion, duke fituar medaljen e argjendtë, derisa Sulejmani në kategorinë deri në 44 kilogramë u rendit si i treti, duke fituar medaljen e bronztë.

Këto rezultate janë një dëshmi se klubet shqiptare të mundjes  po punojnë fortë në ndërtimin e një gjenerate të re premtuese, nga e cila priten edhe shumë medalje në të ardhmen, si në garat vendore, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)

Leave a Reply