Strumica, nikoqire e turneut zhvillimor për futbollistet deri në moshë 15 vjeçare

Në periudhën nga data 10 deri më 16 shtator, në Strumicë do të zhvillohet turneu zhvillimor për vajza deri në moshën 15 vjeçare. Në këtë turne, përveç përfaqësueses nikoqire të Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Turqisë dhe Malit të Zi, ndërsa ndeshjet do të luhen në fushën e kompleksit “Pandev” dhe në stadiumin “Kukush” në Turnovë.

Në raundin e parë të ndeshjeve, që në program janë me datë 11 shtator (e premte), Maqedonia do të përballet me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në Turnovë, ndërsa fillimi është caktuar për orën 16:30. Në të njëjtin kohë në Strumicë, Mali i Zi do të përballet me Turqinë.

Më 13 shtator, Maqedonia po në Turnovë do të luajë kundër Malit të Zi, ndërsa në kompleksin “Pandev”, Turqia do të përballet me Moldavinë. Që të dyja këto ndeshje do të startojnë në ora 16:30.

Ndeshjet e raundit të fundit në program do të jenë me datë 16 shtator, kur në Turnovë, vashat e reja të Maqedonisë do të përballen me moshataret e tyre të Turqisë, ndërsa në kompleksin sportiv “Pandev” në qytetin e Strumicës, po në të njëjtën ditë do të përballen Mali i Zi dhe Moldavia. Që të dyja ndeshjet do të luhen nga ora 11:00.


Për këto ndeshje, përzgjedhësi i përfaqësueses së vajzave deri në moshën 15 vjeçare, Astrit Merko, ka ftuar këta futbolliste:

Ilina Avramoska (KFF Top Gol)

Angelina Temelkoska (KFF Cevitana)

Elena Manogoska (KFF AS Junajted)

Iva Cvetanoska (KFF AS Junajted)

Anastasija Andreevska (KFF Luboten)

Lea Atanasovska (KFF Skopje)

Vanja Zakovska (KFF Skopje)

Teona Stojanoska (KFF Skopje)

Zelije Ballazhi (KFF Uskana)

Jonida Lika (KFF Uskana)

Lina Josifoska (KFF Cevitana)

Anja Mileska (KFF Cevitana)

Elena Momiroska (KFF Cevitana)

Jana Markoska (KFF Cevitana)

Isidora Ilievska (KFF Istatov)

Roza Stamkova (KFF Istatov)

Ilina Janevska (KFF Koçani)

Iva Velkova (KFF Koçani)

Sara Sazdovska (KFF Top Gol)

Ilina Gjoriq (KFF Reçica)


 

Leave a Reply