Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit mori vendim që Aleksandar Tanevski të emërohet përzgjedhës i ri i përfaqësueses së Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçare.
Tanevski në këtë post vjen pas punës me përfaqësueset e të rinjëve të FFM-së dhe përfaqësuesen deri në 20 vjeç, ashtu që i njëjti e njeh shumë mirë gjeneratën e futbollistëve që duhet të jenë baza e ekipit të ri deri në 21 vjeç.
Në dy ndeshjet e fundit të ciklit aktual kualifikues, përzgjedhësi i ri do të ketë mundësinë të punojë me një pjesë të futbollistëve më të rinj dhe gradualisht ta ndërtojë ekipin për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Qëllimi është krijimi i një përfaqësueseje konkurruese që do të shënojë rezultate më të mira, por njëkohësisht do të kontribuojë edhe në krijimin dhe zhvillimin e futbollistëve për përfaqësuesen A të Maqedonisë.
Aleksandar Tanevski, gjatë karrierës së tij si trajner, numëron gjithsej 196 ndeshje si kryetrajner i skuadrave nga Liga e Parë dhe të Dytë e Maqedonisë. Pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner e ka kaluar te Makedonija Gj.P, duke udhëhequr këtë skuadër në plotë 66 ndeshje, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ai kishte udhëhequr edhe skuadrat si AP Brera, FC Besa Dobërdoll dhe së fundmi FK Skopjen, me të cilën skuadër arriti që të siguroj një vend për në elitën e futbollit vendor.
Tanevski në postin e kryetrajnerit te përfaqësuesja U21 do të pasojë Goran Staniq, të cilin FFM e ka falënderuar për kontributin dhe angazhimin e tij të deritanishëm te kjo përfaqësueses, duke i uruar njëkohësisht suksese në sfidat e ardhshme profesionale. (infOSport.mk)

