Bashkimi regjistroi fitoren e parë sezonale, mundi Skopjen në transfertë! (VIDEO)

Bashkimi mundi Skopjen me shifrat 2:1 në ndeshjen e xhiros së 6-të që sot u zhvillua në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Antonio Da Silva Sanca “Rashid” dhe Adis Murati shënuan golat për skuadrën kumanovare, ndërsa golin e vetëm për skuadrën shkupjane e realizoi Ali Adem në minutën e 79-të nga penaltia, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Skopje 1, Bashkimi 2.

Ishte kjo fitorja e parë për skuadrën e trajnerit Shaban Sulejmani në sezonin e ri, me ç’rast Bashkimi tashmë barazohet me pikë me kundërshtarin e sotëm, Skopjen, që të dyja skuadrat me nga 3 pikë.

Në ndeshjen e xhiros së ardhshme, Bashkimi në Kumanovë do të mirëpret Vardarin, derisa Skopje do të jetë mysafir i Shkëndijës së Haraçinës në stadiumin e Çairit. (infOSport.mk)

Leave a Reply