FFM dënon Shkëndijën e Haraçinës me një gjobë në vlerë prej 2.500 eurosh!

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së ka dënuar Shkëndijën e Haraçinës me një gjobë në vlerë prej 2.500 eurosh për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht hedhjes së objekteve në fushë, pranisë së personave të paautorizuar në ambientet zyrtare dhe sulmit verbal ndaj gjyqtarit në ndeshjen e javës së katërt kundër KF Arsimit të zhvilluar në stadiumin e Çairit.

Në atë ndeshje Shkëndija e Haraçinës pësoi disfatë 2:0 kundër KF Arsimit nga Çegrani.

Leave a Reply