Struga Trim Lum rrëmben talentin e Lille, Andi Demiri

Andi Demiri, talenti me origjinë nga Tearca, mirëpo që si futbollistë u ndërtua në Francë, duke qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur të LOSC Lille, edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Struga Trim Lum.

Ai fillimisht kishte luajtur me ekipin e Ëasquehal U19, ndërsa nga vera e vitit 2024 ishte bashkuar me ekipin e mirënjohur francez të LOSC Lille.

Pikërisht falë talentit që posedonte Demiri, i njëjti shumë shpejtë u ftua edhe te përfaqësuesja U19 e Kosovës, ndërsa një periudhë ai ishte stërvitur edhe me ekipin e parë ‘dardan’ të udhëhequr nga strategu gjerman, Franko Foda.

Mjaftoi kjo CV e tij, e mbi të gjitha cilësitë që posedon ky 19-vjeçar, që drejtuesit e Struga Trim Lum të vihen në aksion dhe të bindin Andin që të veshë fanellën “bardhekuq”. Me Andin, Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare.

Andi luan si qendërmbrojtës, ndërsa gjatësia e tij prej 192 cm që në këtë moshë, bënë që drejtuesit e Struga Trim Lum të besojnë shumë për të ardhmen tek ky futbollistë, që për herë të parë do të luaj në futbollin e Maqedonisë, nga ku edhe ka origjinën.

Andi në këtë mënyrë u bashkëngjitet emrave të tjerë të rinj të skuadrës së Struga Trim Lum, si Agon Demiri (16-vjeç), Alban Roçi (18 vjeç), Florian Roçi (19 vjeç), Erand Ziba (19 vjeç), Altin Aliji (20 vjeç), Bleron Ramadani (20-vjeç), Daniel Kehinde (20 vjeç), Ardian Zendeli (21 vjeç) si dhe treshes Memetriza Hamza, Vasko Vasilev dhe Andrej Jovçevski, që janë të moshës 22 vjeçare.

Pra një skuadër e plotë me një portier madje rezervë, të moshës nga 16 deri 22 vjeç, që e bëjnë ekipin e Struga Trim Lum fole e futbollistëve të rinj, tek të cilët ata besojnë fuqishëm për ardhmërinë e klubit të tyre.

 

Leave a Reply