Ndeshja e sotme midis Shkëndijës dhe Tikveshit, e vlefshme për javën e 6-të në Ligën e Parë, është e një rëndësie të veçantë për arbitrin kryesor të këtij takimi, Benjamin Qerimi.
Një nga arbitrët më perspektiv në vend së bashku edhe me një nga ndihmësit e tij në takimin e sotëm, Boris Trajkov, do të jenë nën vëmendjen e veçantë të UEFA-s.
Që të dy këta arbitër, tashmë janë pjesë e programit UEFA CORE, i dedikuar për arbitër perspektivë me potencial që në të ardhmen të jenë pjesë e listës së arbitrëve ndërkombëtarë.
LEXO GJITHASHTU: Benjamin Qerimi pjesë e programit UEFA Core 63 në Nyon të Zvicrës!
Paraqitja e tyre në ndeshjen e sotme midis Shkëndijës dhe Tikveshit do të ndiqet nga dy ekspertë të UEFA CORE, Christos Nikolaidis nga Qiproja dhe Robert Vukan nga Sllovenia, të cilët janë angazhuar për të analizuar dhe vlerësuar performancat e arbitrëve nga Maqedonia.
Vëzhgimi do të përfshijë sjelljen dhe marrjen e vendimeve të tyre në fushë, pozicionimin, interpretimin e situatave dhe menaxhimin e përgjithshëm të ndeshjes.
Ndeshja Shkëndija – Tikveshi luhet sot (4 shtator) në stadiumin kryesor pranë FFM-së me fillim në ora 19:00. (infOSport.mk)

