Pas fitores së madhe ndaj Sileksit, rikpuerim në ujrat e liqenit të qytetit të Strugës!

Pas fitores së madhe të arritur dje ndaj Sileksit në Strugë, sot ekipi i Struga Trim Lum është rikuperuar në ujërat e Liqenit.

Një relaks ky më se i merituar, nëse kemi parasysh se djelmoshat e Struga Trim Lum shënuan fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës nga Kratova, duke u renditur kështu në pozitën e dytë, me vetëm dy pikë më pak se liderët e Shkëndijës së Tetovës.

Për më tepër skuadra strugane nuk njeh disfatë në Strugë, ndërsa në liqenin e bukur bukur aty pranë, ata mëngjesin e sotëm mbushën sërish bateritë për të vijuar me serinë pozitive këtë edicion në Ligën e Parë.

Në foto mund të shihen fytyra të buzëqeshura, që tregojnë atmosferën e mrrekullueshme që mbizotëron në skuadër në prag të ndeshjes së rradhës kundër Tikveshit në Kavadar të premtën.

Leave a Reply