Ndryshime edhe në Bordin e arbitrave, Jakimovski në vend të Bozhinovskit!

Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme mori vendim që Dejan Jakimovski të zgjidhet president i Bordit të Arbitrave pranë FFM-së, duke pasuar presidentin e deritanishëm Emil Bozhinovski. Ky i fundit për arsye personale tërhiqet nga detyra e presidentit të Bordit të Arbitrave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Megjithatë, Bozhinovski mbetet pjesë e trupit të arbitrave në kuadër të Federatës dhe vazhdon të kontribuojë me përvojën e tij shumëvjeçare në zhvillimin dhe avancimin e arbitrimit në futbollin maqedonas.

Jakimovski gjithashtu ka përvojë të gjatë vendore dhe ndërkombëtare si arbitër, me më shumë se 500 ndeshje në Ligën e Parë dhe të Dytë në kuadër të FFM-së dhe mbi 110 ndeshje ndërkombëtare si arbitër i FIFA-s.

Gjatë punës së tij të deritanishme, Jakimovski ka qenë anëtar i Bordit të Arbitrave, kontrollor i UEFA-s, si dhe menaxher i VAR-it dhe drejtues i projektit gjatë zbatimit të teknologjisë VAR në futbollin vendor.

Leave a Reply