Ronaldo rikthehet në stërvitje, i gatshëm për SuperKupan në Shkup!?

Ylli i Realit të Madridit, Kristino Ronaldo është rikthyer në stërvitje me “mbretërit”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” i ka dhënë fund pushimeve luksoze pasi është bashkuar me shokët e skuadrës duke u përgatitur për sezonin e ri.

Kujtojmë Real Madridi do të përballet me Mançester Junajtedin në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës në Shkup, ku me shumë gjasa do të udhëtojë edhe portugezi, Kristiano Ronaldo.

Ndeshja Real Madrid – Mançester Junajted do të zhvillohet me datë 08 gusht në stadiumin “Telekom Arena” me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply