Bajerni fitues i SuperKupës gjermane (VIDEO)

Skuadra e Bajernit të Munihut ka fituar SuperKupën e Gjermanisë, duke mundur në finalen e madhe fituesin e Kupës së Gjermanisë për sezonin  ekaluar, Borusinë e Dortmundit, edhe atë vetëm pas ekzeutimit të penaltive.

Në kohën e rregullt të dyja skuadrat zhvilluan një super ndeshje në “Sinaj Iduna Park”, që u mbyll me  barazimin 2:2.

“Milionerët” në dy raste avansuan ndaj “bavarezëve” me golat e shënuar nga Kristian Pulishiç (12’) dhe Pier Emerik Obamejang (71’), mirëpo në të dyja rastet Bajerni arrinte të barazonte falë golave të shënuar nga Robert Levandovski (18’) dhe Lukash Pishçek (88’), i cili realizoi në rrjetën e gabuar.

Gjatë ekzekutimit të penaltive, skuadra nga Munihu doli të jetë fitues me rezultatin 5:4, duke rrëmbyer për të 6 herë SuperKupën e Gjermanisë, që përbënë rekord në historinë e futbollit gjerman.

Leave a Reply