Dopieta ndaj Portos, Haaland futet në historinë e Mançester Sitit!

Me dopietën ndaj Portos mbrëmë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, Erling Haaland ka arritur një tjetër rekord me Mançester Sitin, duke u ngjitur në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar 59 gola në 59 ndeshje të ligës më prestigjioze europiane në nivel klubesh, me një mesatare prej një goli për ndeshje.

Norvegjezi Haaland është aktivizuar më parë me Salzburg dhe Borussia Dortmund në Gjermani, ndërsa që nga viti 2022 është pjesë e skuadrës së njohur angleze të Mançester Sitit.

Me fanellën e kësaj skuadre, 26-vjeçari ka realizuar 167 gola në të gjitha kompeticionet. Ritmi i tij në Ligën e Kampionëve e vendos atë në garë me Kristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Rud van Nistelroj.

Haaland po arrin shifra të rëndësishme në një numër më të vogël ndeshjesh krahasuar me disa prej golashënuesve më të mëdhenj të kompeticionit.

Statistikat e tij e kanë vendosur tashmë në historinë e Mançester Sitit, pavarësisht moshës 26-vjeçare. Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, Haaland mund të synojë edhe rekordet historike të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply