Gatlin i prishi festën Boltit, i rrëmbeu titullin botëror në 100m

Xhastin Gatlin fitoi titullin e Kampionit të Botës në 100 metra, duke fituar duelin e madh me Usain Bolt, i cili në fund duheshe të mjaftohet vetëm me vendin e tretë, pērpara se ky i fundit të japë dorëheqjen.

I fërshëlluar nga i gjithë stadiumi në fillim të kampionatit, amerikani Xhastin Gatlin u ngjit në maje, duke regjistruar rekord personal të sezonit me kohën prej 9.92 sekonda.

Bashkëkombasi i tij, Koulman rrëmbeu medaljen e argjendtë, duke arritur në fund me kohën 9.94 sekonda, teksa Usain Bolt në fund duheshe të pajtohet vetëm me medaljen e bronzit, duke arritur kohën prej 9.95 sekonda, që ishte rekord personal për të gjatë këtij sezoni.

                              Bolt duke i uruar fitoren amerikanit, Xhastin Gatlin

Për 35-vjeçarin Gatlin është ky titulli i dytë kampion Bote në shtegun e 100 metrave, pas atij në vitin 2005 në Helsinki, atëherë kur kishte triumfuar edhe në garën e 200 metrave. Ndryshe ishte kjo medalja e 7-të për të në kuadër të Kampionateve Botërore (3 medalje ari dhe 4 të  argjendta).

Ndërkohë për Bolt ishte kjo medalja e 12-të nga garat e mëdha të planetit. Deri në këto momente xhamajkani kishte fituar 11 medalje ari dhe 2 të argjendta, ndërsa tashmë shtoi edhe një medalje bronzi. Në këtë mënyrë ai u barazua me Alison Filiks, kur janë në pyetje medaljet e fituara në kuadër të kampionateve Botërore. Amerikanja ka 13 medalje të fituara (9 ari, 3 të argjendta dhe 1 të bronzit). Me më shumë medalje nga kampionatet Botërore vazhdon të mbetet xhamajkanja Merlin Oti, e cila deri më tash ka rrëmbyer 14 medalje, (3 ari, 4 të argjendta dhe 7 të bronzit).

Leave a Reply