Ja nga sa para kanë marrë Konor dhe Dustin

Mëngjesin e sotëm u zhvillua trilogjia mes Konor MekGregor dhe Dustin Poirier. Ishte ky dueli i tretë mes këtyre dy luftëtarëve të arteve të përziera, që deri më tani kishin regjistruar nga një fitore, secili.

Ndërkohë sot, ishet amerikani Poirier, ai i cili doli fitues, kjo pasi doktorët e ndaluan ndeshjen pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi MekGregor, pavarësisht që ky i fundit kishte dëshirë të vazhdonte.

Por, pavarësisht humbjes, MekGregor ishte shumëfish më i paguar se amerikani. “DailySport” raporton se MekGregor dje fitoi hiq më pak se 5 milionë e 11 mijë dollarë (5 milionë dollarë që u shfaq dhe 11 mijë dollarë paga për betejë), ndërkohë Poirier fitoi 1 milionë e 21 mijë dollarë (1 milionë dollarë që u shfaq dhe 21 mijë për betejën).

Ndërkohë, MekGregor bëri të ditur se asgjë nuk ka mbaruar, gjë që tregon se ekziston mundësia për një përballje të katërt.

Leave a Reply