Dorëhiqet gjenerata e 6-të e Ballistëve…!!

Kjo nënkupton se aktualisht pezullohen të gjitha aktivitetet e këtij tifo grupi, kjo deri në formimin e një strukture të re, që pritet të ndodh së shpejti. Ballistët ishin dhe do të mbeten pa dyshim lojtari i 12-të i Shkëndijës së Tetovës, skuadër kjo që edhe këtë vit do të luftojë për titullin e kampionit, me shpresë se do të rikthejnë titullin në Tetovë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ballistëve:


GJENERATA E 6 TË E BALLISTËVE DORËHIQET ‼️

Çdo fillim ka edhe mbarimin e vet, kështu që pas 3 vite e gjysëm përkushtim, mund e sakrificë erdhi koha që kryesia e gjeneratës së 6-të të jep fjalën e saj përfundimtare për tërheqjen nga aktivitetet e tifogrupit ‘Ballistët’ për disa shkaqe:

  • Koha e gjatë në aktivitet
  • Dorëheqja e udhëheqësit të grupit
  • Përkrahje shumë vogël nga antarët muajve të fundit.
  • Oraret e papërshtatshme të ndeshjeve, dhe më kryesorja mungesa e stadiumit.

Përmes këti postimi deshëm të shprehim falenderim për kontributin e dhënë gjithë anëtarëve të kryesisë dhe grupit punues nga viti 2023-2026, kjo gjeneratë do të mbahet mend për shumë organizime spektakolare dhe mbi të gjitha besueshmërinë, transparencën dhe krijimin e atsmoferës së ngrohtë dhe vëllazërore mes Ballistëve, edukimin e brezave të rinj për mentalitetin, stilin, qëndrimin.

Veçojmë disa organizime madhore: ↙️

  1. Shkëndija vs tikves (11.11.2023) – paraqitja e parë e Ballistëve pas riorganizimit, me mesazhin ‘Dhe kur bie çohem kurrë nuk dorëzohem’
  2. Shkëndija vs vardar (03.03.2024) koreografija spektakolare me arkivolin.
  3. Shkëndija vs struga (12.05.2024) ndeshja vendimtare për titull.
  4. Shkëndija vs Shkupi (12.07.2024) derbi me 2 tifogrupe pas shumë viteve.
  5. Shkëndija vs pelister (31.08.2024) festimi i 45 vjetorit të Shkëndijës.
  6. Shkëndija vs miravci (29.09.2024) koreografija foto realitet nga tribuna jonë
  7. Shkëndija vs sileks (17.05.2025) festimi i titullit të 5-të kampion.
  8. 3 udhëtime jashtë shtetit (Rumani, Bullgari, Madrid)
  9. Shkëndija vs qarabag (05.08.2025) udhëtimi masiv në Shkup.
  10. Drita vs Shkëndija (27.11.2025) On touri spektakolar në Prishtinë
  11. Shkëndija vs sileks (20.05.2026) Finale e kupës së vendit.

E shumë e shumë organizime tjera, udhëtime, punime flamujsh, pyroshoë, grafite, stil në veshje, këngë të reja të cilat janë shumë të vështira të numërohen në këtë postim pasi lista është shumë e gjatë.

E përfundojmë faqebardhë dhe krenarë, për këto të arritura dhe për ngritjen e emrit ‘Ballistët’ në piedestalet më të larta të tifoskenës shqiptare dhe ndërkombëtare.

PËR MOMENTIN TË GJITHA AKTIVITETET E BALLISTËVE JANË TË PEZULLUARA DERI NË FORMIMIN E NJË STRUKTURE TË RE !!!!

Leave a Reply