Gjatë këtyre ditëve në Artvin të Turqisë, në turneun ndërkombëtar në mundje “Mehmet Sosanoglu”, morrën pjesë garues nga gjithsej 22 shtete, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, e ku me medalje arritën të stolisen dy mundësat e KM Studeniçani, Bekon Bislimi dhe Endrit Sulejmani, njofton “infOSport.mk”.
Bislimi në kategorinë deri në 41 kilogramë u shpall nënkampion, duke fituar medaljen e argjendtë, derisa Sulejmani në kategorinë deri në 44 kilogramë u rendit si i treti, duke fituar medaljen e bronztë.
Këto rezultate janë një dëshmi se KM Studeniçani po ndërton një gjeneratë të re premtuese në mundje, nga e cila priten edhe shumë medalje në të ardhmen, si në garat vendore, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)
