Dortmundi turpëron Atl.Madridin dhe e vetme kryeson grupin (VIDEO)

Borusia e Dortmundit vazhdon të bind me paraqitjet e saj në këtë fillim sezoni që në të gjitha garat ku po merrë pjesë. Skuadra gjermane regjistroi një fitore tjetër të madhe, pasi sonte në ‘Sinjal Iduna Park’ me rezultatin e thellë demoloi Atletiko Madridit e trajnerit Diego Simeone në ndeshjen derbi të grupit A në Ligën e Kampionëve.

Ishte kjo fitorja e 7-të me rradhë për të besuarit e trajnerit Lusien Favre, që tashmë kryesojnë të vetmuar grupin me pikë maksimale (9).

Aksel Vitsel në minutën e 38-të kaloi në epërsi ‘milionerët’, ndërsa gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në 20 minutat e fundit të takimit skuadra ‘verdhezi’ shënoi edhe tre gola të tjerë, ku dy prej tyre realizoi Rafael Gereiro (73’, 89’), ndërsa një gol tjetër realizoi talenti Sanço në minutën e 83-të.

Në ndeshjen e parë të grupit A, Klub Bryzh dhe Monako barazuan me rezultatin 1:1.

Leave a Reply