Galata vetëm barazim me Shalken, Porto triumfon në Moskë (VIDEO)

Ndeshja e vetme sonte që u mbyll me barazim pa gola, ishte ajo e grupit D midis Galatasarajit dhe Shalke 04. Turqit në këtë ndeshje ishin me shumë fat, ndërsa që Galata ti shpëtojë disfatës ndoshta ndikuan edhe disa vendime diskutabile të arbitrit. Figurë qendrore e këtij takimi ishte portieri vendas, Fernando Muslera, i cili bëri disa super pritje, ndërsa në minutën e 13-të doli të jetë me fat, pasi arbitri nuk tregoi në pikën e bardhë, edhe pse kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Konopljankas.

Këtë barazim në maksimum e shfrytëzoi Porto që si mysafir me rezultatin 1:3 mundi Lokomotivën e Moskës. Edhe pse rusët kishin mundësinë që të parët të shënonin në këtë ndeshje, një penalti e humbur nga Manuel Fernandesh në minutën e 10-të, u mundësoi portugezëve që në minutën e 26-të me anë të Maregas të kalojnë në epërsi. Nuk zgjati shumë dhe 9 minuta më pas Herera shënoi edhe golin e dytë për Porton, teksa 7 minuta para fundit të pjesës së parë, Mirançuk riktheu shpresat e Lokomotivës së Moskës.

Megjithatë shpresat e tyre sikur i vulosi goli i shpejtë i shënuar nga Korona në minutën e 47-të, ndërsa të njëjtat i ‘vrau’ kartoni i kuq i Kvirkvelia në minutën e 76-të.

Porto pas kësaj fitore me 7 pikë kryeson grupin para Shalke 04 që ka 5 pikë, ndërkohë Galatasaraji me 4 pikë renditet në vendin e tretë, duke lënë pas vetes Lokomotivën e Moskës me 0 pikë.

 

Leave a Reply