Baldovaliev: Në Tetovë presim tre pikët e para

Bellasica do të jetë mysfair i Renovës në Tetovë, ndërsa një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës nga Strumica, Zoran Baldovaliev pret tre pikët e para nga kjo ndeshje.

“Atmsofera në klubin tonë është shumë e mirë, dhe mund të them se kjo mund të ndikojë pozitivisht edhe për një rezultat pozitiv nga ndeshja e sotme kundër Renovës. Të gjithë futbollistët jemi të gatshëm për lojë, ashtu që sot presim fitoren e parë dhe tre pikët e plota” – tha enkas për “infOSport.mk”, Zoran Baldovaliev.

Ndeshja midis Renovës dhe Bellasicës në stadiumin e qytetit të Tetovës starton në ora 15:30, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri nga Ohri, Marjan Eckoski.

 

Leave a Reply