Kapinkovski publikoi listën e Maqedonisë U19 për ndeshjen me Luksemburgun

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë U19, Dimitar Kapinkovski, gjatë ditës së sotme ka publikuar  listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Luksemburugut.

Në prag të këtyre takimeve, trajneri Kapinkovski ka paraparë që skuadra të grumbullohet nga data 29 shtator deri më 3 tetor, e ku përmes stërvitjeve do të të duhet të nxjerrë më të mirën nga futbollistët e grumbulluar, emrat e të cilëve mund ti shihni më poshtë:


Portier: Aleksandar Trajkov (Brera), Almin Suljeviq (Shkup)

Mbrojtës: Stefan Sekirski (Tikvesh), Andrej Dimovski (Brera), Hristijan Markoski (Këln), Mateo Kesik (Jedinstvo), Anes Abdurahmani (Shkëndija), Alban Roçi (Struga);

Mesfushorë: Jovan Mërmaçovski (Pelister), David Angelevski (Spartak), Gabriel Taleski (Brera), Bojan Velkov (Brera), Bleron Bajrami (Vardar);

Sulmues: Stefan Brankovski (Maribor), Ivan Tançev (Brera), Flori Iljazi (Shkëndija), Ivo Markovski (Vardar), Jakov Stojkovski (Paderborn), Jordan Damevski (Arka), Osman Hasanoviq (FK Skopje);


Ndeshjen e parë skuadra e Kapinkovskit do ta zhvillojë me datë 30 shtator, ndërsa më 1 tetor në program do të jetë edhe ndeshja e dytë. Që të dyja këto përballje do të zhvillohen në fushën e kundërshtarit, në Luksemburg. (infOSport.mk)

Leave a Reply