Shqipëria do të përballet sonte me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo përballje shënon dhe nisjen e një kapitulli të ri me trajnerin Rolando Maran. I afruar në muajin maj për të pasuar brazilianin Sylvinho, italiani do ta ketë ndeshjen e tij të parë zyrtare me kuqezinjtë në stol, pas dy miqësoreve të qershorit, ku nuk e kishte nisur aspak mirë, pasi kishte pësuar dy disfata identike, 1:0, përballë Izraelit, gjegjësisht Luksemburgut.
Edhe pse do të jetë i kufizuar për zgjedhjet e tij në fushë, për shkak të dëmtimeve të konfirmuara, Maran do tentojë të arrijë një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të lehtë në letër. Objektivi i Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C është vendi i parë, teksa krahas Bjellorusisë, rivalët e kuqezinjve janë edhe San Marino dhe Finlanda.
Pikërisht San Marino do të jetë kundërshtari i rradhës i Shqipërisë, ndeshje kjo që në program është me datë 29 shtator, ndërsa me 3 tetor “kuqezinjtë” do të përballen me Finlandën.
Që të dyja këto ndeshje, kombëtarja shqiptare do ti zhvillojë në transfertë, që më pas në ndeshjen e fundit të këtij orari të ngjeshur, me 6 tetor në “Air Albania” të mirëpresin San Marinon. (infOSport.mk)
