Tashmë kemi mësuar emrat e arbitrave të deleguar për ndeshjen e parë të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve, në të cilën përfaqësuesja e Maqedonisë të shtunën do të përballet me Zvicrën.
Arbitër kryesor i takimit që do të zhvillohet në Shkup do të jetë gjermani Daniel Schlager, ndërsa do ta ndihmojnë Sven Noëitzki dhe Tobias Fritsch. Robin Braun është deleguar si arbitër i katërt, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Benjamin Brand dhe Benjamin Cortus.
Për arbitrin gjerman, i cili mban stemën e FIFA-s që nga viti 2022, kjo do të jetë ndeshja e 303-të në karrierë, ndërsa vetëm e dyta në Ligën e Kombeve, pikërisht në edicionin e kaluar, kur më 17 nëntor 2024 kishte ndarë drejtësinë pikërisht në ndeshjen e përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Ishujve Faroe, në të cilën ndeshje kishim shënuar fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Bojan Miovski.
Schlager tregon mesatarisht 4,31 kartonë të verdhë, ndërsa në ndeshjen e gati para dy viteve në arenën “Todor Proeski” kundër Ishujve Faroe, kishte treguar plotë 6 kartonë të verdhë, edhe atë 5 për Maqedoninë dhe një për ekipin kundërshtarë. Arbitri gjerman ka gjykuar edhe dy ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ndërsa në garat e klubeve të organizuara nga UEFA ka drejtuar 16 ndeshje, prej të cilave 13 në Ligën e Konferencës dhe 3 në Ligën e Evropës.
Në futbollin gjerman, Schlager ka gjykuar plotë 123 ndeshje, 106 prej të cilëve në Bundesligë dhe 17 në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

