ZYRTARE, Anel Rashkaj bëhet me skuadër të re, do të luaj kundër Hasanit në Finlandë

Anel Rashkaj edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Superligën e Finlandës, me skuadrën e SJK Seinäjoki, njofton “infOSport.mk”.

Me këta të fundit Rashkaj ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2020, ndërsa në këtë mënyrë i bashkohet Ferhan Hasanit, që ditë më parë bëri edhe debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me ekipin e Helsinkit.

Rashkaj te skuadra e SJK Seinäjoki transferohet nga kampionati suedez, aty ku së fundmi ishte pjesë e AFC Eskilstuna.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Suedi dhe Norvegji, duke mbrojtur ngjyrat edhe të skuadrave si Halmshtad dhe Sandnes, ndërsa gjithashtu kishet pasur një aventurë shumë të shkurtër edhe në Kosovë me fanellën e Prishtinës.

Ndryshe me përfaqësuesen e Kosovës, Rashkaj numëron 9 paraqitje, ndërsa ekperienca e tij e madhe do të jetë e mirëseardhur për skuadrën e SJK Seinäjoki, që garon në Superligën e Finlandës.

Leave a Reply