Probleme me frymëmarrjen, Leçe zbulon gjendjen e Ylber Ramadanit

Ylber Ramadani ishte mungesa e madhe e Leçes në sfidën e fundit që kjo skuadër e zhvilloi kundër Sassuolos së Nedim Bajramit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, mësohet se do të mungojë edhe në duelin me Monzan në Serie A.

Kjo për shkak të një problemi shëndetësor që Ramadani ka në pjesën e qafës, më saktësisht për shkak të një infeksioni që i ka krijuar edhe probleme me frymëmarrjen.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ramadani iu është nënshtruar vizitave mjekësorë dhe për fatin e mirë ai nuk do të ketë nevojë ti nënshtrohet ndonjë operacion.

Nga tabori i klubit të Leçes bëjnë me dije se mesfushori shqiptarë ka nisur fazën e rikuperimit dhe të terapive dhe shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gotti.

Leave a Reply