Mohamed Sallah vazhdon të vallëzojë, Liverpulli Romën ta shpartallojë (VIDEO)

Nëse Roma arriti që të ndal Messin në ndeshjen çerekfinale, nuk po mund të ndal dot Mohamed Sallah, i cili thjesht po vallëzon sonte në “Enfilld Roud” dhe thjesht po bënë gjithçka që dëshiron, njofton “infOSport.mk”.

Pas golave të shënuar gjatë 45 minutëshit të para, super egjiptiani gjatë pjesës së dytë po luan rolin e asistuesit, edhe atë super asistuesit, pasi thjesht po kryen 90% e punës, për t’iu lënë vetëm 10 % bashkëlojtarëve të tij, të cilët nuk mund se si mos të shënojnë nga afërsi të tilla.

Pas super asistit për Sadio Mane në minutën e 56-të, Sallah prodhoi edhe një tjetër asist të mrrekullueshëm, kësaj rradhe për brazilianin, Firminjo, i cili në minutën e 61-të shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Alison.

Leave a Reply