Fatmir Bafto do të drejtojë derbin e javës së 15-të, Tikveshi-Shkëndija T.

Fatmir Bafto nga Ohri është përzgjedhur si arbitër kryesor i takimit derbi të javës së 15-të në Ligën e Parë midis Tikveshit dhe Shkëndijës së Tetovës që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Kavadar, njofton “infOSport.mk”.

Bafto këtë edicion ka referuar vetëm dy takime, edhe atë në të dyja rastet nga njëherë pikërisht Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.

Mbetet të shihet se për cilën skuadër do të jetë me fat këtë herë Bafto, duke pasur parasysh se në ndeshjet që ju ka referuar këtyre dy skuadrave, ata kishin dalë fitues.

Tikveshi me Bafton si arbitër kryesor, javën e kaluar në arenën “Todor Proeski” mundi Vardarin me shifrat 3:0, derisa Shkëndija me të si kryesor kishte mundur Bashkimin në kuadër të javës së 8-të me rezultatin 4:1.

Ndihmës të Fatmir Baftos të shtunën në Kavadar do të jenë Misho Gjorgjieski dhe Vladimir Mitrevski, derisa arbitër i katërt do të jetë Blagojçe Ralevski.

Në VAR do të jetë Aleksandar Grujoski, ndërsa si AVAR, Darko Vidiniq.

Delegati i takimit derbi të javës së 15-të midis Tikveshit dhe Shkëndijës nga Tetova do të jetë Vasko Boshevski, derisa në rolin e kontrolluesit është vendosur, Dejan Jakimovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply