Investitorë turq gati për të marrë në pronësi Bregallnicën e Shtipit

Bregallnica vazhdon të jetë në fokus të investitorëve të huaj, teksa pas dështimit të investitorit gjerman për të rikthyer këtë skuadër në një skuadër stabile financiarisht dhe për të luftuar për kreun, “infOSport.mk”, mëson se te Bregallnica shumë shpejtë do të zbrakojnë investitorë të rinj turq.

Ndikimi i tyre tashmë shihet edhe me emërimin e trajnerit të ri, Djengis Rexhepi, si dhe emërimin e asistentit të tij, Shaban Sulejman.

Që të dy janë pjesë e rikonstruimit që pritet të ndodh te skuadra nga Shtipi.

Siç mëson “infOSport.mk”, ndryshime pritet të ndodhin edhe në udhëheqësi, ku shumë shpejtë pritet që një figurë me përvojë nga futbolli turk të emërohet në krye të skuadrës së Bregallnicës, që do të ishte përgjegjës për të drejtuar projektin madhor.

Me investitorët e rinj turq dhe stafin e ri teknik, qëllimi është që Bregalnica të arrijë një strukturë moderne dhe profesionale, të krijojë një skuadër konkurruese dhe të rifitojë një pozicion të rëndësishëm në futbollin tonë vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply