Komuna e Tetovës nderon SHGSK-ën dhe Majlinda Kelmendin

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës këtë javë organizoi edhe ceremoninë e tretë me radhë “Ali Shala” duke vlerësuar gazetarët më të mirë të vitit në fushën e sportit. Në këtë event marrin pjesë figura të njohura të sportit, drejtor të televizioneve, njerëz të lartë të federatëve e gazetarë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në këtë ceremoni Komuna e Tetovës nderoi me mirënjohje SHGSK-ën dhe kampionen Botërore në Xhudo, Majlinda Kelmendin. Plaketën nga Komuna e Tetovës për Kampionen Kelmendi e ndau gazetari i “ART CHANEL” Shaban Sinani, ndërsa mirënjohjen për kryetarin e SHGSK-së, Arlind Grantolli e dha redaktori i sportit në TV Shenja, Faton Zylbehari.

Ndërkohë, numri një i SHGSK-së, u nderua edhe me monografinë “Rruga  Kampionit Olimpik”, që në mungesë të Shaban Tërstenës, këtë libër ia dorëzoi gazetari i sportit nga televizioni SHENJA, Aziz Sahiti.

Gjithashtu ky event përveç çmimeve kryesore për gazetarët e sportit më të mirë në Kosovë, me plaketë në shenjë mirënjohje, nderoi edhe gazetarët e sportit shqiptarë nga  Maqedonia.

Leave a Reply