Liverpulli shumë i frikshëm sonte! Liverpull-Roma 5:0 (VIDEO)

Nuk po ndalojnë vuajtjet e Romës sonte në “Enfilld Roud”, aty ku Liverpulli po shfaqet shumë i frikshëm dhe ku për momentin po shpartallon Romën e Euzebio Di Françeskos, i cili asessi që të gjejë kundërpërgjigje për lojën e skuadrës angleze, që mund të themi lirisht që sonte se do të luaj në finalen e madhe të Kievit, njofton “infOSport.mk”.

Pas Mohamed Sallah i cili shkëlqeu gjatë pjesës së parë me dy super gola, një gjë të tillë gjatë pjesës së dytë po bënë braziliani, Firmino, i cili brenda 8 minutave arriti që dy herë të mposhtë portierin Alison.

Pas golit të katërt në minutën e 61-të, kur shënoi nga afërsia pas atij asisti të mrrekullueshëm të Sallah, Ffirmino në minutën e 69-të shënoi edhe golin e 5-të në rrjetën e “romakëve”, kësaj rradhe me kokë.

Leave a Reply