Ringjallet Roma, dy gola për të shpresuar befasinë e rradhës në LK (VIDEO)

Vazhdojnë golat në ndeshjen Liverpull – Roma, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Pas 5 golave të njëpasnjëshëm të vendasve, kësaj rradhe janë mysafirët që shënuan dy gola të shpejtë edhe atë me autorë Edin Xheko (81’), po i njëjti futbollist që kishte shënuar atë gol të vetëm në disfatën 4:1 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Barcelonës në “Kamp Nou” dhe Perotin, i cili në minutën e 85-të nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

Mund të jenë këto dy gola shprese për Romën, që ndoshta beson edhe në një befasi tjetër, si ajo kundër Barcelonës. Pse jo…..në futboll gjithçka ndodh dhe pikërisht për këtë është edhe sporti më i dashur në mesin e të gjithëve.

Leave a Reply