Premierliga angleze, rekordi i jashtëzakonshëm i Guardiolas që mund të mos thyhet kurrë!

Falë fitores 2:0 të Mançester Sitit në ndeshjen ndaj Notingham Forest, tekniku spanjoll i “qytetarëve”, Pep Guardiola ka vendosur një rekord të ri në Premierligën angleze.

Pas fitores së Arsenalit në derbin londinez ndaj Tottenhamit, skuadra e Sitit falë golave të shënuar nga Joshko Gvardiol dhe Erling Haaland, mundi në transfertë Notingham Forestin, duke mbajtur hapin me “topçinjtë”, që vazhdojnë të kryesojnë renditjen tabelare me një pikë më shumë se Siti i Guardiolas, mirëpo duhet theksiar se ata kanë edhe një ndeshje më shumë.

Ndryshe, dueli ndaj Notinghamit ishte i 300-ti për Guardiolën në Premierligën angleze si trajner, me spanjollin që tashmë ka vendosur një rekord impresiv që do të duhet kohë e gjatë për t’u thyer.

Guardiola ka shënuar 221 fitore në gjithsej 300 ndeshje që ka drejtuar Sitin, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj, si Hoze Murinjo, Jurgen Klop, Sir Aleks Ferguson dhe Arsen Venger.

Në bazë të statistikave, Guardiola, i bie që ka fituar 73.6% të ndeshjeve.

Rivali i përjetshëm, Murinjo, është më i afërti me Guardiolën me 189 fitore, por katalanasi është në korsinë e tij falë 704 pikëve të fituara që prej se u bë trajner i Sitit në 2016.

Guardiola me Sitin e tij deri në mbyllje t sezonit do të zhvillojë edhe katër ndeshje, edhe atë kundër Vulverhempton dhe Uest Ham si vendas, dhe kundër Fulhamit dhe Tottenhamit si mysafir.

Leave a Reply