Pas një sezoni në të cilin ekipi arriti objektivat e vendosura dhe tregoi paraqitje të mira, drejtuesit e KF Arsimit kanë vendosur t’i besojnë sërish trajnerit Vildan Saliu së bashku me stafin e tij.
Ruajtja e të njëjtës strukturë synon të ofrojë stabilitet në përgatitjen e ekipit dhe të krijojë kushtet për vazhdimin e punës me të njëjtën filozofi dhe organizim, thonë nga KF Arsimi, që edicionin debutues në Ligën e Parë, e mbylli në pozitën e 6-të.
Kësisoj, edhe në sezonin e ri, stafi teknik i KF Arsimit do të përbëhet nga:
Vildan Saliu – trajner kryesor, Labinot Musliu – ndihmës trajner, Behar Ukalli – trajner kondicional dhe Besnik Sadiku – trajner i portierëve.
Me vazhdimin e bashkëpunimit me të njëjtin staf teknik, KF Arsimi synon ta nisë sezonin e ri mbi bazën e punës së bërë deri më tani.
Njohja e grupit të lojtarëve dhe vazhdimësia në procesin e stërvitjes pritet të ndihmojnë ekipin në përgatitjet për sfidat që e presin.
Klubi nga Çegrani dy ditë më parë edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për edicionin 2026/27, e ku pritet të vijnë së paku 4-5 përforcime të bujshme. (infOSport.mk)
