KD pranë FFM-së, futbolli në vend numëron 6 regjione

Me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoni, Këshilli Drejtues pranë FFM-së miratoi edhe sistemin e propozuar të FFM-së për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve.

Sipas propozimit të miratuar, ndarja territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.

Rajoni 1 përfshin komunat si në vijim: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Çair, Karposh, Qendër, Shuto Orizarë, Çuçer Sandevë, Haraçinë, Ilinden, Petrovec, Zelenikovë, Sopisht, Studeniçan dhe Saraj.

Rajoni 2 përfshin komunat si në vijim: Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçane, Rankovcë, Kriva Pallankë, Kratovë.

Rajoni 3 përfshin komunat si në vijim: Koçan, Makedonska Kamenicë, Sveti Nikollë, Lozovë, Dellçevë, Pehçevë, Berovë, Novo Sellë, Bosilovë, Vasilevë, Konçë, Strumicë, Radovish, Shtip, Karbinci, Çeshinovë-Obleshevë, Zrnovci, Vinicë, Bosillovo, Vasilevë, Konçë, Strumicë, Radovish, Shtip, Karbinci, Çeshinovë-Obleshevë, Zrnovci, Vinicë, Valandanovë, Gjevgjeli, Dojran, Bogdanci dhe Probishtip.

Rajoni 4 përfshin komunat si në vijim: Veles, Gradsko, Negotinë, Demir Kapi, Kavadar, Prilep, Dollneni, Çashkë, Rosoman, Krushevë dhe Krivogashtani.

Rajoni 5 përfshin komunat si në vijim:  Manastir, Resnjë, Ohër, Strugë, Vevçan, Debarcë, Kërçovë, Plasnicë, Makedonski Brod, Mogillë, Demir Hisar dhe Novaci.

Rajoni 6 përfshin komunat si në vijim: Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.

Leave a Reply