Milani zëvendësuesin e Suso-s e gjen te Viljareali

Spanjolli Suso gjatë kësaj merkatoje vere ka gjasa që të largohet nga Milani, ndërsa drejtuesit e skuadrës nga “San Siro” nuk po qëndrojnë duarkryq dhe që tani po mendojnë për zëvendësuesin e tij ideal.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, “kuqezinjët” si zëvendësues ideal e shohin sulmuesin anësor të Viljarealit, Samu Kastileho, i cili do të kishte zbarkuar në “San Siro”, mirëpo vetëm në rast se largohet Suso.

Ende nuk është e qartë nëse Suso do të qëndrojë apo jo, ndërsa Milani nuk do të ngurrojë ta shesë nëse dikush pranon ta paguajë klauzolën e tij, që është 50 milionë euro.

Nuk dihet vlera e klauzolës së Kastilehos, mirëpo thuhet se Milani mund ta përdorë Karlos Bakan si mundësi për ta ulur çmimin e tij, duke pasur parasysh se sulmuesi kolumbian edhe sezonin e kaluar luante si i huazuar te skuadra e Viljarealit.

Leave a Reply