Eurogol i talentit shqiptarë Arbi Vosha ndaj Akademia Pandev (VIDEO)

Para pak minutash startuan 5 ndeshjet e ditës së diel në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa goli i parë i kësaj dite u regjistrua në stadiumin e Gjorçe Petriovit, aty ku mejdanin po ndajnë Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevi, njofton “infOSport.mk”.

Vendasit shumë shpejtë hapën takimin, duke iu falënderuar talentit shqiptarë, Arbi Vosha, i cili në minutën e dytë shënoi një eurgol të vërtetë.

Një top i devijuar nga ana e mysafirëve në zonën e tyre arriti deri te këmbët e Arbi Voshës, i cili pa menduar shumë nga një distancë prej rreth 24-25 metrash me një goditje vole, arriti që të mposhtë portierin Alçevski.

Leave a Reply