Milan dhe Inter në garë për mbrojtësin e Napolit

“Derby della Madonnina” edhe në merkato. Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani dhe Interi do të duelojnë në merkato për mbrojtësin e Napolit, Nikola Maksimoviç. Ky  i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnezit, Xhenaro Gatuzo, ndërsa kontrata e tij me “napoletanët” skadon verën e ardhshme.

Që të dyja skuadrat pritet që në janar të tentojnë transferimin e Maksimoviç për një shifër simbolike ose do të presin deri në verën e ardhshme për ta transferuar atë me kosto zero.

Leave a Reply