Fitore me përmbysje e Lacios ndaj Sassuolos (VIDEO)

Fitore me përmbysje dhe tre pikë të mëdha për Lacion, skuadër kjo që në kuadër të javës së 19-të në “Olimpiko” mundi Sassuolon me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo  fitorja e katërt radhazi në kampionat për ekipin e Simone Inzaghi, që tregon shenjat e para europiane.

Ndryshe takimi nuk nisi mirë për “lacialët”, të cilët e panë vetën në disavantazh vetëm pas 6 minutuave lojë, kur Françesko Kaputo shënoi në rrjetën e Reina.

Lacio reagoi dhe riktheu barazpeshën në minutën e 25-të, kur Sergej Milinkoviç-Saviç përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti me kokë portierin mysafir të  Sassuolos.

Me rezultatin 1:1, skuadrat shkuan në pushim, derisa për fitoren e 10-të sezonale të Lacios u përkujdes goleadori, Çiro Immobile, i cili në minutën e 71-të shënoi edhe golin e tij të 13 sezonal, duke i siguruar në fund fitoren 2:1 Lacios.

Falë kësaj fitore, Lacio me 34 pikë ndanë pozitën e 6-të me Napolin, skuadër kjo që në ndeshjen e zhvilluar më herët u mund në transfertën ndaj Veronës.

Edhe pse Lozano shënoi një ndër golat më të shpejtë në “Serie A”, vetëm pas 8.5 sekondash, skuadra e Xhenaro Gatuzos në fund pësoi një disfatë 3:1.

Ndërkohë Xhenoa e Goran Pandev dhe Valon Behramit si vendas mundi Kaljarin, në një nga ndeshjet e mbijetesës, duke arkëtuar në fund 3 pikë shumë të rëndësishme. Xhenoa shënoi fitore minimale falë golit të shënuar nga Matea Destro (10’).

Leave a Reply